

Objektivi ynë primar është informimi i grupeve të ndryshme shoqërore për avantazhet e hekurudhës në raport me format tjera të transportit. Informim i cili drejtpërdrejt ndikon në rritjen e ndërgjegjësimit për përdorimin e sigurtë dhe të qëndrueshëm të kësaj forme të transportit të njerëzve dhe mallrave. Kjo platformë onlinë ka të pasqyruara një set materialesh informuese të zhvilluara nga HBMC specifikisht për palët e interesuara me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre.

POSTER

Posteri është zhvilluar si produkt specifik informacioni dhe komunikimi për publikun e gjerë duke e ekspozuar atë në hyrje / sallë të zyrave të bashkive, të institucioneve të tjera publike, të shkollave dhe ambjenteve të bizneseve përgjatë korridorit hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës. Posteri, ndërkohë që specifikon projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës, informon lexuesin mbi elementet thelbësore të sigurisë dhe përfitimet e transportit hekurudhor dhe i fton ata të informohen me tej nëpërmjet platformës së integruar të informimit të Hekurudha Shqiptare sh.a. (email, facebook, Instagram dhe twitter).