

Të udhëtosh me tren është një mënyrë më e mirë për të arritur shpejt në destinacion, duke kursyer para dhe mbrojtur mjedisin.
Përparësitë e hekurudhës e bëjnë udhëtimin me tren një zgjedhje të preferuar për transport në të gjithë botën.

TRANSPORTI HEKURUDHOR PËR SHOQËRINË
Sjell zhvillim
| Rrit volumin duke ulur kostot e transportit të pasagjerëve dhe mallrave. |
| Ndihmon shkëmbimet tregtare duke rritur aksesin në tregjet e mallrave dhe shërbimeve. |
| Lehtëson komunikimin midis njerëzve të çdo niveli, statusi apo grupmoshe për aktivitetet familjare, sociale, kulturore, argëtim apo turizëm. |
| Hap vende të reja pune si dhe krijon hapësirë ekonomike vetëpunësimi. |
Mbron mjedisin
| Treni është transporti më miqësor me mjedisin. Dëmi mjedisor që lidhet me zhurmat, ndotjen e ajrit, aksidentet, ndikimin në territor është më i ulët se në transportin rrugor. |
| Transporti hekurudhor shkarkon 75% më pak gazra të dëmshme në atmosferë krahasuar me transportin rrugor. |
| Më pak mjete motorike në rrugë, më pak trafik e ndotje, më pak zhurma e stres. Më shumë shëndet, ajër të pastër dhe cilësi jete. |