

Shenjat dhe sinjalet aktive të kontrollit të trafikut instalohen përpara dhe në vendkryqëzimin e rrugës me hekurudhën,
Ato paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët mbi praninë e shinave hekurudhore dhe mundësinë e kalimit të trenit.
Këto sisteme japin gjithashtu një mesazh sigurie dhe i kujtojnë qytetarët mbi rregullat në fuqi të kalimit në nivel.

Kalimet në nivel

| Kalimet në nivel brenda kufijve të stacioneve. |
| Kalimet në nivel jashtë kufijve të stacioneve, në linjën e hapur. |
Të gjitha kalimet në nivel në linjën hekurudhore Durrës-Tiranë-Rinas do të kenë sinjale paralajmëuese ( sinjale rrugore ose këmbësorësh (semafor), sinjale hekurudhore, barriera, sinjale zanore etj. )
Bazuar në nevojën për qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve, hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas do të ketë kalime rrugore dhe 5 kalime vetëm për këmbësorët.
Kalimet në nivel me rrugë automobilistike do të jenë të pajisura me barrierat e automatizuara, semaforë pulsues dhe sinjale zanore paralajmëruese, ndërsa kalimet për këmbësorët do të përmbajnë barriera të plota, sistem paralajmërues me drita dhe sinjal zanor si dhe pengesa për të parandaluar kalimin e automjeteve rrugore.
Të gjitha kalimet në nivel do të kenë të vendosura platforma kalimi me rampa të pjerrëta të përshtatshme për përdorimin e mjeteve lëvizëse të Personave me Aftësi të Kufuzuar në përputhje me “Specifikimet Teknike për Ndërveprim për Personat me Aftësi të Kufizuar (PRM TSI)” të BE.

Kalimet në nivel jashtë kufijve të stacioneve, në linjën e hapur.
Të gjitha kalimet në nivel në linjën hekurudhore Durrës-Tiranë-Rinas do të kenë sinjale paralajmëuese ( sinjale rrugore ose këmbësorësh (semafor), sinjale hekurudhore, barriera, sinjale zanore etj. )Bazuar në nevojën për qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve, hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas do të ketë kalime rrugore dhe 5 kalime vetëm për këmbësorët.
Kalimet në nivel me rrugë automobilistike do të jenë të pajisura me barrierat e automatizuara, semaforë pulsues dhe sinjale zanore paralajmëruese, ndërsa kalimet për këmbësorët do të përmbajnë barriera të plota, sistem paralajmërues me drita dhe sinjal zanor si dhe pengesa për të parandaluar kalimin e automjeteve rrugore.
Të gjitha kalimet në nivel do të kenë të vendosura platforma kalimi me rampa të pjerrëta të përshtatshme për përdorimin e mjeteve lëvizëse të Personave me Aftësi të Kufuzuar në përputhje me “Specifikimet Teknike për Ndërveprim për Personat me Aftësi të Kufizuar (PRM TSI)” të BE.

SHENJAT DHE SINJALET PËR PËRDORUESIT E RRUGËS
SHENJAT PASIVE
SHENJAT PARALAJMËRUESE
![]() Kryqëzim me hekurudhën |
![]() Kalim në nivel me barriera |
![]() Kalim në nivel pa barriera |
Këto shenja vendosen në rrugë përpara kalimit në nivel që të njoftojnë drejtuesit e mjeteve se rruga kryqëzohet me shinat hekurudhore dhe t’i kujtojnë se duhet të ngadalësojnë.
SHENJAT TREGUESE
Kalim në Nivel me 1 & 2 Trase |
Shenja STOP! |
Shenjë Përparësie |
Sinjalistikë horizontale në rrugë |
Këto shenja vendosen në kalimet në nivel për të treguar vendodhjen e kalimit dhe distancën e sigurisë nga shinat si dhe për t’i kujtuar drejtuesit e mjeteve se duhet të ndalojnë e të respektojnë përparësinë e trenit.
SHENJAT E TJERA
![]() Ndalim Kalimi mbi shina |
![]() Stacion Treni |
SINJALET AKTIVE
Semafor Pulsues me ose pa sinjal zanor dhe shenja e kryqëzimit me shinat |
Barrierë dhe Semafor Pulsues me ose pa sinjal zanor dhe shenja e kryqëzimit me shinat |
BORIA E TRENIT - ka për qëllim të lajmërojë afrimin e trenit. Treni gjithmonë i bie borisë kur i afrohet kalimit në nivel, kur hyn dhe del nga një tunel si dhe në situata emergjente.
FENERËT DHE SINJALET E LOKOMOTIVËS – janë të ndezura kur treni është në lëvizje si gjatë natës ashtu dhe gjatë ditës.

RREGULLAT E VEPRIMEVE NË KALIM NË NIVEL

Kur treni është duke u afruar Barriera ulet bashkë me aktivizimin e semaforëve dhe sinjalit zanor. Nuk duhet të kaloni edhe nëse nuk e shihni trenin. Qëndroni deri kur sinjlaet ndalojnë e barriera ngrihet.
KUJDES: Është e rrezikshme dhe e paligjshme të anashkaloni barrierën ku është e ulur.
30 sekonda përpara se treni të mbërrijë në kryqëzim semaforët fillojnë të pulsojnë në mënyrë alternative dhe Zilja fillon të tringëllojë për ë treguar afrimin e trenit. Duhet të ndaloni kur sinjalet aktivizohen dhe të qëndroni derisa ata të ndalojnë.
RXR në rrugë tregon që jemi pranë kryqëzimit me shinat.
Vija STOP/NO STOP
Është një vijë e gjerë horizontale 5 m larg shinave dhe tregon distancën e sigurisë nga sinat kalon treni.
Kur sinjalet paralajmërojnë afrimin e trenit duhet të ndaloni përpara kësaj vije.
Në rast se e keni kaluar këtë vijë duhet të vazhdoni të kapërceni kryqëzimin.
KUJDES: Sigurohuni që ka hapësirë të mjaftueshme matanë shinave përpara se ta kaloni këtë vijë.
Tregon vendodhjen e kryqëzimit dhe PËRPARËSINË e trenit në kryqëzim.
Paralamëron kalimtarët, ciklistët, patinatorët etj. se mund të pengohen dhe të ngecin në kryqëzim.
Tregon se rruga kryqëzohet me hekurudhën që ka 2 trase dhe kryqëzimi është i mbrojtur me barriera.
Kjo është shenja e parë që vini re kur i afroheni kryqëzimit me shinat.
Ngadalësoni, qëndroni vigjilentë.