email
redaksia@trenipovjen.al
telephone
(+355) 696024570
foto perfitimet shoqeria_1
mobifoto perfitimet shoqeria

Traveling by train is a better way to reach quickly to your destination while saving money and protecting the environment.
The advantages of rail transport make travelling by train a favorite mode of transport worldwide.

black_red_logotrenipovjen

TRANSPORTI HEKURUDHOR PËR SHOQËRINË

TRANSPORTI lehtëson komunikimin dhe shërbimet midis njerëzve në aktivitetet jetësore, duke zhvilluar ekonominë.

TRANSPORTI PUBLIK mundëson lëvizje dhe akses për shkëmbime, punësim, shërbime, kujdes mjekësor dhe aktivitete të tjera, për të gjithë dhe në gjithë vendin.

TRANSPORTI HEKURUDHOR rrit cilësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve.

Sjell zhvillim
Rrit volumin duke ulur kostot e transportit të pasagjerëve dhe mallrave.
Ndihmon shkëmbimet tregtare duke rritur aksesin në tregjet e mallrave dhe shërbimeve.
Lehtëson komunikimin midis njerëzve të çdo niveli, statusi apo grupmoshe për aktivitetet familjare, sociale, kulturore, argëtim apo turizëm.
Hap vende të reja pune si dhe krijon hapësirë ekonomike vetëpunësimi.
Mbron mjedisin
Treni është transporti më miqësor me mjedisin. Dëmi mjedisor që lidhet me zhurmat, ndotjen e ajrit, aksidentet, ndikimin në territor është më i ulët se në transportin rrugor.
Transporti hekurudhor shkarkon 75% më pak gazra të dëmshme në atmosferë krahasuar me transportin rrugor.
Më pak mjete motorike në rrugë, më pak trafik e ndotje, më pak zhurma e stres. Më shumë shëndet, ajër të pastër dhe cilësi jete.